Një i burgosur gjendet i varur në Burgun e Sigurisë së Lartë

Mis en service en 1967, le centre pénitentiaire de Bordeaux-Gradignan est situé dans la banlieue de Bordeaux, sur la commune de Gradignan. Il se compose d’une maison d’arrêt (Hommes – Femmes – Mineurs), d’un quartier de semi liberté, d’un centre pour peines aménagées et d’une unité hospitalière sécurisée interrégionale (UHSI), située au CHU de Pellegrin. Prison / détenus / Univers carcéral / Justice Visiste avec la député du RN Edwige Diaz
Prishtinë | 31 Jan 2026 | 23:57 | Nga Ekonomia Online

Një i burgosur ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Burgun e Sigurisë së Lartë në Kosovë.

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve (DSHB) kanë njoftuar se rreth orës 22:00, i burgosuri me inicialet E.G. është gjetur i varur në dhomën e tij, me puls të dobësuar.Sipas njoftimit zyrtar, menjëherë pas rastit kanë reaguar stafi korrektues, ekipi mjekësor i institucionit si dhe emergjenca e qytetit.

Megjithë përpjekjet për t’i ofruar ndihmë mjekësore, i burgosuri nuk ka arritur të rikthehet në jetë.

I ndjeri ishte i dënuar për dy vepra penale të dhunimit. Ai ishte pranuar në institucion më 15 gusht 2024, ndërsa lirimi i tij ishte paraparë për datën 1 mars 2048.Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori kompetent. Ndërkohë, Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve kanë iniciuar procedurat hetimore dhe administrative për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Të ngjashme