Prokuroria në Mitrovicë urdhëron intervistimin e 43 kryesuesve të Qendrave Komunale të Numërimit

Prishtinë | 01 Shk 2026 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se ka urdhëruar Hetimet Rajonale – Jug dhe Veri të Policisë së Kosovës që të intervistohen 43 kryesues të Qendrave Komunale të Numërimit në komunat Mitrovicë Jug, Mitrovicë Veri, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, për shkak të dyshimeve për manipulim të procesit të numërimit të votave.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimet kanë të bëjnë me zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor 2025 në këto komuna.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar Hetimet Rajonale – Jug dhe Veri të Policisë së Kosovës që të intervistohen dyzet e tre (43) kryesues të Qendrave Komunale të Numërimit të komunave Mitrovicë Jug, Mitrovicë Veri, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, për shkak të dyshimeve për manipulim të numërimit me vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Prokuroria ka theksuar se trajtimi i këtij rasti bëhet me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Të ngjashme