Vështirësi në qarkullim, Komuna e Prishtinës thotë se intervenoi në rrugën që ishte përgjegjësi e ministrisë

Prishtinë | 02 Shk 2026 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka thënë se segmenti i rrugës “Mon Malaj” në Kodrën e trimave ku pati vështirësi të qarkullimit ë veturave mbrëmë, është kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës, por që aty ndërhyri vet komuna.

“Segmenti i rrugës “Mon Balaj”, në Kodrën e Trimave, është në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës. Megjithatë, përballë situatës së krijuar, Komuna e Prishtinës ka vepruar menjëherë dhe me përgjegjësi, sepse siguria e qytetarëve është prioritet absolut. Pavarësisht ndarjes së kompetencave, Komuna ka intervenuar mbrëmë dy herë në këtë segment rrugor, duke vepruar me vendosmëri për të parandaluar rrezikun dhe për të garantuar sigurinë në qarkullim”, thuhet në shkrimin e Komunës.

Tutje thuhet se “Ne do të vazhdojmë të veprojmë në mënyrë aktive, në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, dhe do të ndërmarrim çdo masë të nevojshme për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e qytetarëve. Interesi publik dhe siguria janë mbi çdo procedurë administrative”.

Të ngjashme