Haxhiu dorëzon dy ankesa në PZAP për rezultatin e zgjedhjeve

Prishtinë | 02 Shk 2026 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Bekim Haxhiu ka dorëzuar dy ankesa në PZAP kundër rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 31 janar të 2026-tës.

Haxhiu thotë se nuk po kërkon privilegj por vetëm zbatim të barabartë të ligjit dhe Kushtetutës.

Shkrimi i plot:

Të dashur qytetarë,

Sot kam dorëzuar dy ankesa zyrtare në PZAP kundër rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 31 janar 2026.

Ankesat lidhen me:

1. Përfshirjen e 23,323 pakove të fletëvotimeve me postë nga votimi jashtë Kosovës, të pranuara pas afatit ligjor, në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme;

2. Llogaritjen e gabuar të rezultatit përfundimtar, i cila ka ndikuar në ndarjen e mandateve dhe renditjen e kandidatëve, në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura me 28.12.2025.

Afatet zgjedhore dhe barazia e votës nuk janë rekomandime, ato garantojnë barazinë e votës dhe besueshmërinë e procesit zgjedhor.

Asnjë vendim administrativ i KQZ, nuk mund të ndryshojë ligjin dhe Kushtetutën.

Nuk kërkoj privilegj.

Kërkoj vetëm zbatim të barabartë të ligjit dhe Kushtetutës.

Mbrojtja e votës së ligjshme është mbrojtje e demokracisë.

Të ngjashme