Nisin hetimet për manipulim të rezultatit zgjedhor edhe në Podujevë

Prishtinë | 02 Shk 2026 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Edhe në Komunën e Podujevës kanë nisur hetimet në lidhje me rezultatin zgjedhor të 28 dhjetorit të 2025-tës.

Tashmë Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se ka autorizuar Policinë për të nisur hetimin, meqë ekzistojnë dyshimet se janë evidentuar parregullsi, përkatësisht mospërputhje në numrin e votave të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pas përfundimit të numërimit të votave në komunën e Podujevës

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin  publik se  ka autorizuar Policinë e Kosovës, respektivisht, Drejtorinë e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, për grumbullimin dhe mbledhjen e provave lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale nga Kapitulli XVIII i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), kundër të Drejtave të Votimit. Gjatë këtij procesi, ekzistojnë dyshime se janë evidentuar parregullsi, përkatësisht mospërputhje në numrin e votave të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pas përfundimit të numërimit të votave në komunën e Podujevës. Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës, mbeten të përkushtuar në luftën kundër kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre qe bien ndesh me ligjin”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Të ngjashme