Gjykata Themelore në Mitrovicë nuk ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për paraburgim ndaj dhjetë personave të dyshuar për manipulim të numërimit të votave në rajonin e Mitrovicës.
Pas seancës së mbajtur sot, gjykata ka vendosur që të dyshuarit të mbrohen në liri, pa iu caktuar asnjë masë sigurie.Prokuroria Themelore në Mitrovicë kishte kërkuar paraburgim për dhjetë persona, të cilët dyshohen se janë përfshirë në manipulimin e procesit të numërimit të votave gjatë zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025.
Hetimet lidhur me këtë rast po vazhdojnë, ndërsa gjatë fundjavës janë intervistuar 43 kryesues të Qendrave Komunale të Numërimit në Mitrovicë të Jugut, Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Prej tyre, 34 persona ishin ndaluar për 48 orë.