Të paktën 14 emigrantë kanë vdekur pasi një motoskaf që i transportonte ata u përplas me një anije të Rojës Bregdetare Helenike në brigjet e ishullit të Kiosit të martën vonë.
Autoritetet greke thanë se motoskafi po bënte manovra të rrezikshme dhe se një ndjekje ishte duke u zhvilluar në kohën e përplasjes në Ngushticën e Kiosit, pranë fshatit Vrontades, raporton BBC.
24 persona u shpëtuan, disa prej të cilëve u plagosën rëndë, dhe të tjerë thuhet se janë ende të zhdukur.
Roja bregdetare nuk ka sqaruar ende rrethanat e sakta të përplasjes.