Arrestohen dy persona në Prizren nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve

Prishtinë | 04 Shk 2026 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

Janë arrestuar dy persona në Prizren nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve.

Policia njofton se një si provë materiale janë konfiskuar dy letërnjoftime të RKS-së të falsifikuara, dhe një tjetër letërnjoftim i Kroacisë, e po ashtu dyshohet të jetë i falsifikuar.

“Prizren /03.02.2026-14:00. Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovare, pasi që të njëjtit në cilësinë e dëshmitarëve kanë tentuar ti mundësojnë personit të tretë pajisjen kundërligjshëm me dokumente identifikuese. Në cilësinë e provave materiale, janë konfiskuar dy letërnjoftima të RKS-së të dyshuar si të falsifikuar, një letërnjoftim i Kroacisë i dyshuar si i falsifikuar, dhe një telefon. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

Të ngjashme