Presidentja Osmani takoi Kryeministrin e Mbretërisë së Eswatinit, Russell Mmiso Dlamini

Prishtinë | 05 Shk 2026 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë Samitit Botëror të Qeverisjes, është takuar me Kryeministrin e Mbretërisë së Eswatinit, Russell Mmiso Dlamini.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Gjatë Samitit Botëror të Qeverisjes, pata kënaqësinë ta takoj Kryeministrin e Mbretërisë së Eswatinit, Russell Mmiso Dlamini.

Shpreha mirënjohjen e popullit të Kosovës për njohjen e hershme të pavarësisë nga Eswatini, si dhe gatishmërinë për të avancuar drejt lidhjes së marrëveshjeve në fusha konkrete me interes të dyanshëm. Poashtu diskutuam për koordinim më të ngushtë në forume multilaterale.

Kosova mbetet e përkushtuar ndaj partneriteteve të ndërtuara mbi respekt dhe vizion të përbashkët për paqe dhe zhvillim.

Të ngjashme