Sot rreth orës 17:00, një aksident trafiku ndodhi në aksin rrugor Gjilan–Kamenicë, ku mbeti i lënduar një person.
Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
Sipas Policisë, vozitësi i një automjeti me targa vendore, një mashkull kosovar, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë jashtë rrugës, duke pësuar lëndime trupore.
“Me datën 06.02.2026 rreth orës 17:00 kemi pranuar informacion se në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë ka ndodhur një aksident trafiku. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku në bazë të hetimeve preliminare dyshohet se vozitësi i automjetit me targa vendore mashkull kosovar, ka humbur kontrollin mbi automjet duke përfunduar jashtë rrugës si pasojë ka pësuar lëndime trupore, për të cilat është duke pranuar ndihmë mjekësore në qendrën emergjente në Gjilan. Rrethanat e këtij rasti janë duke u hetuar nga hetues policor të aksidenteve”, tha Osmani.