Është arrestuar 26-vjeçari E.M, i cili ishte dënuar me 3 vite burgim për keqpërdorim seksual të personave nën moshën 15-vjeçare në Prishtinë.
“Gjatë ditës së djeshme, Njësia për Realizimin e Urdhëresave, në kuadër të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, ka realizuar me sukses arrestimin e një personi, i cili ishte në kërkim. Personi E.M., 26 vjeç, ishte i dënuar me tre (3) vite burgim për veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 15 vjeç”. Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit sipas vendimit gjyqësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.