Distria Krasniqi, mbretëreshë botërore e xhudos

Prishtinë | 09 Shk 2026 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Distria Krasniqi po i mahnit të gjithë me të arriturat e saj.

Medalistja olimpike e fitoi në fundjavë medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit, që është njëri prej turneve më prestigjiozë në botë në sportin e xhudos.

Dhe, kjo arritje gjithsesi se ka ndikuar edhe në renditjen botërore, shkruan “Gazeta Express”.

Në fakt, xhudistja pejane i prin ranglistës botërore të xhudistëve dhe xhudisteve me 6510 pikë, ndërsa ndiqet nga gjermania Anna Monta Olek, e cila i ka 6460 pikë.

E në vendin e tretë ka përfunduar xhudistja kroate Lara Cvjetko, me 6250 pikë.

Sa u përket meshkujve, xhudisti që gjendet më së larti në këtë renditje, e cila i vlerëson sukseset në gara të ndryshme, është japonezi Sanshiro Murao, me 6120 pikë dhe është i katërti.

Distria Krasniqi i ka fituar dy medalje olimpike, ndërsa e synon të tretën në Olimpiadën e verës që po vjen.

Ajo pa dyshim është njëra prej sportisteve më të suksesshme në histori të Kosovës.

Të ngjashme