Në kuadër të zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit 2025/2026, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin e performancës “Efikasiteti dhe efektiviteti i administrimit të pronave nga Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP)”, për periudhën 2023–2025.
Bëhet e ditur se objektivi i këtij auditimi është të vlerësojë nëse Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës ka siguruar një sistem efektiv të qeverisjes, kontrollit të brendshëm dhe llogaridhënies që garanton administrim efikas dhe transparent të pronave.
“Aktualisht AKKVP ka nën administrim mbi 11,000 prona në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, duke përfshirë pronat banesore, komerciale dhe ato bujqësore”, thuhet në njoftim.