Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i ka uruar mirëseardhje Fadil Fazliut, pas lirimit me kusht nga Gjykata Speciale, në Hagë.
Latifi u shpreh se kthimi i ti është një lajm që i gëzon të gjithë, me shpresën se do ta ketë ‘këmbën e mbarë’ edhe për çlirimtarët e tjerë që po mbahen nën masën e paraburgimit në Hagë.
E plotë:
“Mirë se u ktheve, miku im i hershëm, Fadil Fazliu!
Pas një kohe të gjatë dhe të padrejtë larg familjes dhe shokëve, kthimi yt është një lajm që na gëzon të gjithëve. Uroj që kjo liri e kushtëzuar të shndërrohet sa më shpejt në liri të plotë dhe që ta gëzosh shëndetin, familjen dhe jetën me dinjitet.
Paç këmbën e mbarë e fatin tënd e paçin edhe shokët tjerë që po mbahen padrejtësisht në Hagë.”