Skuadra e Dukagjinit ka fituar duelin ndaj Prishtinës së Re në Kupën e Kosovës në futboll.
Dukagjini triumfoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj ekipit nga Hajvalia, për të kaluar tutje në garat e Kupës.
Golin e vetëm dhe të fitores për Dukagjinin e realizoi Hekuran Berisha në minutën e 58’të. Berisha realizoi në rikthimin e tij në klub, me një goditje me kokë – pas harkimit të Albion Pllanës.
Pas Llapit e Ferizajt, Dukagjini është skuadra e tretë që kualifikohet tutje në çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Sonte në orën 18:00 luhet ndeshja tjetër Prishtina – Ballkani, në 1/8 e Kupës së Kosovës.