Avokati i Kadri Veselit, Rodeny Dixon, ka vazhduar me fjalën përfundimtare në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e ku ka thënë ndër të tjerash se Prokuroria nuk ka asnjë çështje kundër Veselit dhe se ZPS nuk ka asnjë provë. Ai thekson se një aktakuzë nuk ngritet në mungesë të provave.
“Prokuroria nuk ka asnjë çështje kundër Veselit, dhe duhet të shpërndahet në të gjitha çështjet si në cirk, dëshpërimi të bënë qesharak. Kur nuk ka prova, provat janë e vetmja rrugë që duhet të ndjekin prokurorët, nëse nuk ke prova mos ngre aktakuzë, standardet nuk duhet të ulen për pretekstin e luftës për drejtësi. Personat që mund të kishin dhënë prova, çuditërisht asnjëherë nuk janë thirrur si dëshmitarë. Dëshmitarë sipas ZPS-së pretendojnë se klienti im ka qenë i përfshirë në vepra penale, nuk janë thirrur, e kanë thirrur persona që kanë dëgjuar fjalë nga palë të dyta e të treta. Nuk kemi asnjë fjalë të drejtpërdrejtë, përveç fjalëve të kota”, tha Dixon.
Po ashtu avokati Dixon ka kaluar më pas te çështja e viktimave të luftës në Kosovë.
“ZPS-ja thotë se janë dy takime të Shtabit të Përgjithshëm, ZPS-ja u referohet këtyre dy takimeve kur pretendojnë se përmes këtyre takimeve z.Veseli kreu këtë NPK dhe më duket se i takohen një takimi të tretë të mundshëm në prill 1999.Nuk mund të hamendësohet. Numri i ditëve kur s’ka qenë i pranishëm bëhet fjalë për muaj të tërë pra sipas aktakuzës. Numri i kontakteve kur ka qenë në Kosovë me ato kur ka qenë jashtë bazuar me dëshmitë e besueshme asnjë. Nuk provohet që Veseli të ketë marr pjesë si folës në asnjërën prej tyre. Pra kur Veseli ishte jashtë dhe kthehet në Kosovë. Viktimat kanë nevojë për drejtësi, e cila duhet të jetë e bazuar në të vërtetën dhe në realitetin. Viktima e dinë se padrejtësia më e keqe është drejtësia e pretenduar, e rreme. Me synimin që t’i jepet fund pandëshkueshmerisë është e nevojshme të mos sakrifikohet e vërteta, duhet të mbrohen të pafajshmit dhe gjykatat tona duhet të jenë me gjykata me integritet, pavarësisht nëse duhen mbi pesë vjet apo më gjatë për të arritur deri te përcaktimi i së vërtetës, siç ndodh këtu. Ne duhet të ecim në drejtim të saj për të arritur në fund të këtij gjyqi, tani që e dimë se cilat janë argumentet që përdor Zyra e Prokurorit të Specializuar”, theksoi ai.
Dixon tha se Prokuroria bën akrobaci në rastet kur nuk ka prova kundër klientit të tij dhe është pikërisht kjo që në fakt të shqetëson tejmase dhe kjo është në kundërshtim me traditat krenare të gjykatave të shkuara dhe tani.
“Mund ta merrni me mend se si ndjehet klienti im në burg? Plot ankth në një çështje e cila të mund të përcaktohet se është e vërtetë vetëm se argumenti është vendosur këtu. Po citoj këtu një deklaratë të Mbretit…Po të më japësh 6 rreshta të shkruar nga dora e njeriut më të ndershëm unë do të gjejë prapë diçka që ta qoj në varje” dhe është pikërisht shfrytëzimi i copëzave letrave, propagandë shenjëshrim dhe pretendime të paprovuara të cilat thuren së bashku për të akuzuarin. Ekuivalenti në Amerikë është se Prokurori mund të ngreh aktakuzë edhe kundrejt një sanduiqi me përshutë. Kur nuk ka procese verbale të rregullta, vetëm copëza letrash e nivelet e propagandës dhe mburrja është e nivelit të lartë. Kjo vlen edhe nga ata që luftojnë e komentojnë. E më pas kemi dëgjuar komentet në lidhje me këtë e më pas shenjështrohen me gisht. Por rreziku mbetet i pranishëm kur i akuzuari është Shefi i Inteligjencës e pa asnjë provë mund të krijohet një ide e një burri misterioz që mund të bëjë krime. Argumentet e Prokurorisë kundër Veselit nuk janë përmirësuar apo nuk janë bërë më të kuptimshme dhe do të përmend vetëm këto gjatë kësaj çështje”, shtoi ai.
