Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbajtur fjalimin e tij në mbledhjen e parë të Qeverisë “Kurti 3”, e ku lavdëroi kabinetin që zgjodhi vet ai, e ku tha se ka potencialin të jetë më i suksesshmi në historinë e re të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Kurti dha një porosi për ministrat e tij, duke thënë se shërbimi ndaj Republikës dhe qytetarëve është privilegj dhe përgjegjësi që duhet ushtruar me nder dhe përkushtim.
“Shërbimi ndaj Republikës dhe qytetarëve me nder dhe përkushtim është privilegji që e keni dhe që do ta gëzoni nga këto ulëse këtu. Mësimet që kemi nxjerrë nga mandati i kaluar dhe përvojën që kemi fituar, së bashku me ekspertizën dhe dijet tuaja profesionale, më bëjnë të besoj se ky kabinet i ka të gjitha parakushtet që të jetë kabineti më i suksesshëm në historinë e re të Kosovës, që shumë shpejt i mbush 18 vjet. Ju uroj secilin për detyrën. Pritjet që qytetarët kanë nga ne janë dëshmi e vetë standardit që e kemi vendosur ne dhe të cilin duhet ta nderojmë e ta përmbushim”, tha Kurti në fjalën e tij.

