Pesë të lënduar në një aksident në Poterq të Klinës

Prishtinë | 12 Shk 2026 | 18:11 | Nga Ekonomia Online

Një aksident mes një kamioni dhe një veture ka ndodhur sot në Potërq të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës tha se pesë persona janë lënduar.

“Sot rreth orës 14:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Poterq-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara 1 kamion dhe 1 veturë, si pasojë e aksidentit 5 persona kanë pësuar lendime trupore, të njëjtit janë dërguar ne Spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova.

Të ngjashme