Një person është plagosur në rrugën “Ulqini” në jug të Mitrovicës të premten.
Sipas viktimës, një i panjohur ka shtënë në drejtim të tij duke e plagosur.
Policia po e heton rastin.
“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se një person i pa njohur nga vetuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe e kishte plagosur. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja”, thuhet në raportin e PK-së.