Starmer: Evropa duhet të jetë në gjendje të luftojë

Prishtinë | 14 Shk 2026 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Kyeministri britanik, Keir Starmer deklaroi në Konferencën e Sigurisë në Mynih se Britania e Madhe këtë vit do të dërgojë grupin e saj të sulmit me aeroplanmbajtëse në rajonet e Atlantikut të Veriut dhe Veriut të Largët.

Ai sqaroi se grupi do të drejtohet nga HMS Prince of Wales, duke operuar “së bashku me Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe aleatët e tjerë të NATO-s”.

“Kjo është një shfaqje e fuqishme e angazhimit tonë për sigurinë euro-atlantike”, tha Starmer, shkruan skynews.

Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit bërthamor me Francën, duke kujtuar se Mbretëria e Bashkuar ka qenë fuqia e vetme bërthamore në Evropë që është angazhuar në mbrojtjen e të gjithë anëtarëve të NATO-s.

Të ngjashme