Dy orë pa energji elektrike në Klinikën e Neurologjisë, zëdhënësja e QKUK-së jep detaje

Prishtinë | 14 Shk 2026 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Rreth dy orë në Klinikën e Neurologjisë në Prishtinë ka ndërprerje të energjisë elektrike.

Ekipi i tëvë1, që është duke qëndruar në vendngjarje, ka raportuar se shkak i mungesës së energjisë elektrike ka qenë djegia e trafos.

Për zgjidhjen e këtij problemi, në vendin e ngjarjes po qëndrojnë ekipet e KEDS-it dhe Zjarrfikësve.

Për këtë, zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla, ka deklaruar për tëvë1 se ekipet e shërbimeve teknike janë duke punuar për sanimin e defektit.Qyqalla shtoi se për të siguruar furnizimin me energji elektrike në pikat vitale të Klinikës së Kirurgjisë, janë vënë në funksion gjeneratorët.

“Pas një defekti të paraqitur në një trafo elektrike mbrapa Klinikës së Kirurgjisë, ekipet e shërbimeve teknike kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes. Gjithashtu, në terren ka dalë edhe ekipi për mirëmbajtjen e trafove nga KEDS, të cilët janë duke punuar në sanimin e defektit. Në pikat vitale të rëndësishme të Klinikës së Kirurgjisë janë vënë në funksion gjeneratorët për të siguruar furnizim me energji elektrike”, ka deklaruar Qyqalla.

Të ngjashme