Kurti ua përsërit senatorëve amerikanë kërkesat e Kosovës ndaj Serbisë

Prishtinë | 14 Shk 2026 | 20:12 | Nga Ekonomia Online

Në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Kryeministri iAlbin Kurti, u takua me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Chris Murphy, Thom Tillis dhe Ruben Gallego.

Në komunikatën e ZKM-së për media, thuhet se Kurti u shoqërua në këtë takim nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, dhe Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës si aleatin tonë kryesor. Progresi i Kosovës në aspektin demokratik dhe atë ekonomik u theksua përgjatë takimit. 

Kryeministri foli edhe rreth orientimit euro-atlantik dhe objektivit e angazhimit tonë të vazhdueshëm për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Në lidhje me raportet me Serbinë, Kryeministri theksoi rëndësinë e dorëzimit të kryeterroristit Milan Radoiçiq, i cili duhet të përballet me drejtësinë në Kosovë për organizimin dhe ekzekutimin e sulmit në Banjskë më 24 shtator 2023; nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike; tërheqjes së letrës së Brnabiq ku thuhet se nuk do të respektohet integriteti territorial i Kosovës”, vazhdon komunikata.

Të ngjashme