Një rezolutë e mbështetur nga 30 deputetë zviceranë adresohet në Gjykatën Speciale

Prishtinë | 16 Shk 2026 | 08:40 | Nga Ekonomia Online

Një rezolutë e mbështetur nga 30 deputetë zviceranë është adresuar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Kështu ka bërë të ditur OVL-UÇK, duke thënë se ky erdhi me iniciativën e veprimtarit Sali Bislimi.

“Pas rezolutave të miratuara në Parlamentin e Shqipërisë dhe në Kuvendin e Kosovës ditët e fundit, angazhimi për një proces të drejtë po merr jehonë ndërkombëtare. Me iniciativë të veprimtarit Sali Bislimi dhe në vazhdën e komunikimeve tona ndërkombëtare, një rezolutë e mbështetur nga 30 deputetë zviceranë u adresua sot në Dhomat e Specializuara në Hagë, së bashku me kryetarin e OVL-UÇK-së, z. Hysni Gucati. Adresimi i këtij dokumenti përfaqëson një hap simbolik në drejtim të respektimit të standardeve ndërkombëtare të drejtësisë dhe të parimit të një procesi të paanshëm. OVL UÇK do të vazhdojë angazhimin e saj në çdo nivel, kombëtar dhe ndërkombëtar, për mbrojtjen e vlerave të luftës sonë çlirimtare dhe për drejtësi të barabartë”, thuhet në njoftimin e OVL-UÇK-së.

Të ngjashme