Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të cilët kalojnë rrugën Pejë-Rugoë të tregojnë kujdes të shtuar, pasi që raportohet që në këtë rrugë ka dëme materiale dhe persona të lënduar si shkak i reshjeve të vazhdueshme.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi të shtuar gjatë këtyre ditëve, nё rrugën Pejё-Rugovё. Duke u bazuar nё rastet qё kemi pasur ditёvё tё fundit nё kёtё rrugё, ku kemi pasur dёmё materiale dhe persona tё lënduar, pёr shkak tё reshjeve tё vazhdueshme atmoferike, mundёsia e shembjeve tё gurёvё ёshtё mё e madhe, kёrkojmё nga qytetarёt tё kenё kujdes tё shtuar, pёr tё shmangur ndonjё aksident. Policia mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe Apelon për bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e Policisë.