Në 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, do të marshohet në sheshin e Prishtinës. Nëpërmjet këtij marshi, është vetëm një kërkesë që njëzëri do ta kërkojë komb i tërë, “Drejtësi, jo politikë”, si mbështetje për katërshen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit të cilët po mbahen në Hagë tash e më shumë se pesë vjet.
Një marsh, që vetëm drejtësi kërkon, do të jetë marshi më i madh që Kosova ka organizuar.
Marshi është organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, që është paraparë të nisë në orën 14:00, kanë dalë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, liderët e shumicës së partive politike dhe kryetarët e shumë komunave të Kosovës.