Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka nisur seanca e fundit e deklarimeve përmbyllëse për rastin ndaj katërshes së UÇK-së, raporton Ekonomia Online.
Të katër të akuzuarit janë në sallë.
Sot pritet të jepet fjala përfundimtare nga ish-Presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, të cilët po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

