Avokati: Ta themi troç, Prokurorisë vet i vjen turp për argumentet e veta kundër Selimit

Prishtinë | 18 Shk 2026 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, në fjalën përfundimtare në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka thënë se vet Prokurorisë së Specializuar i vjen turp për argumentet e veta kundër Selimit, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se si mund t’i bind Prokuroria, Gjykatën, kur as ata vet nuk janë të bindur për argumentet e veta.

“Pavarësisht që më keni dhënë 2 orë e gjysmë për parashtrime, Prokuroria me argumentet dhe pretendimet e veta, në përgjigjet e argumenteve tona tha vetëm disa pika diskrete që ne i kemi trajtuar shumë më parë. Ta themi troç, Prokurorisë vet i vjen turp për argumentet e veta kundër zotit Selimi. Nuk mund të dilet në asnjë përfundim tjetër, si nga parashtresat e së hënës, ashtu edhe nga dosja e tyre me shkrim. Nëse vetë Prokuroria nuk është e bindur për argumentet e veta kundër Selimit, si mund t’ju bind ju? Sidoqoftë”, tha ai.

Të ngjashme