Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, një ditë pas deklaratave përmbyllëse në Gjykatën Speciale, i ka falënderuar të gjithë ata që iu qëndruan pranë.
Endriti ka falënderuar edhe institucionet dhe mediat që nuk heshtën.
“FALEMINDERIT! Këto vite ishin të vështira për familjen tonë. Faleminderit secilit që na qëndroi pranë: miqve, qytetarëve, institucioneve, avokatëve dhe mediave që nuk heshtën. Respekt pa fund!”, ka shkruar Endrit Thaçi.
