Sipas njoftimit, Konjufca pranoi urimet nga Prattipati për detyrën e re dhe zhvilloi bashkëbisedim për pikëpamjet mbi çështjet dhe aspektet e interesit të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova pas themelimit të institucioneve të reja. Bashkëpunimi i ngushtë me SHBA-të mbetet përcaktim i pandryshueshëm i institucioneve të reja.”.