Rama: Përcolla botërisht shqetësimin për maskaradën e drejtësisë në Hagë

Prishtinë | 22 Shk 2026 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ngritur shqetësime të forta lidhur me procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, duke e cilësuar si një “maskaradë të pabesueshme të drejtësisë ndërkombëtare”.

Rama theksoi se Shqipëria, si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, përcolli edhe forcën ndërkombëtare të stabilizimit në GazaShqipëria si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, më vjen mirë për jehonën e fjalës që mbajta në emër të Shqipërisë ku konfirmova dhe pjesëmarrjen e vendit tonë në forcën ndërkombëtare të stabilizimit në Gaza por mbi të gjitha përcolla botërisht shqetësimin tonë kombëtar për maskaradën e pabesueshme të drejtësisë ndërkombëtare në Hagë ndaj Hashim Thaçit dhe çlirimtarëve të Kosovës.Kam besim se niveli i ri sensibilizimit lidhur me atë gjykatë deri më sot pa asnjë standard demokratik ku akuzat dështoi me turp që të provonte se UÇK ishte një sipërmarrje kriminale dhe u lëshuar e dëshpëruar me kërkesën mizore me 45 vjet burg për Hashim Thaçit dhe 3 udhëheqësit e tjerë do të ndikoj në përgjegjshmërinë e trupës gjykuese e cila do të zgjedh mes drejtësisë për Kosovën dhe turpit të njollosëve të Kosovës pafajësisë së çlirimtarëve dhe poshtërsisë së përndjekësve të tyre dinjitetit të një gjykate dhe vet përdhosje së saj përfundimtare”, u shpreh  Rama.

Të ngjashme