Çështja e presidentit, Kurti takohet sot me Abdixhikun

Prishtinë | 23 Shk 2026 | 07:37 | Nga Ekonomia Online

Këtë të hënë, kryeministri Albin Kurti do ta takojë kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.

Kështu ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës përmes një postimi në Facebook.

Të dielën, kryeministri u takua me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën, ku folën edhe për çështjen e presidentit.

Një temë e tillë pritet të rrahet edhe në takimin e sotëm mes Kurtit dhe Abdixhikut.

Të ngjashme