Heqja e imunitetit të Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet sot për kërkesën e SPAK-ut

Prishtinë | 23 Shk 2026 | 11:35 | Nga Ekonomia Online

Këshilli i Mandateve mblidhet sot lidhur me kërkesën e SPAK-ut për autorizim në heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.  

Mbledhja zhvillohet pak javë pasi Kushtetuesja la në fuqi pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres, vendim që ende nuk është botuar në Fletoren Zyrtare.

10 anëtarët e Këshillit të Mandateve do të shqyrtojnë për së dyti kërkesën e Prokurorisë së Posaçme e cila kërkon heqen imunitetit për zonjën Belinda Balluku, në mënyrë që ndaj saj të kërkohet një masë shtrënguese e heqjes së lirisë. Kërkesa shqyrtohet për herë të dytë për shkak se në mbledhjen e parë avokati i zonës Balluku kërkoi më shumë kohë për t’u njohur me dosjen e depozituar nga SPAK. Gjithashtu, edhe deputetët e mazhorancës ishin pro kësaj kërkese, duke bërë shtyrjen e mbledhjes dhe më pas shtyrja nga muaji dhjetor u shty me disa muaj deri në shkurt, për shkak se nga shqyrtimi paraprak i kërkesës deri më sot u prit që të merrte një vendim dhe Gjykata Kushtetuese”, shpjegoi gazetari i A2CNN, Ervin Koçi.

“Vlen të theksohet se Këshilli i Mandateve është një organ këshillimor, i cili vetëm orienton seancën plenare se si duhet të votojë. Pra, nuk është një organ vendimmarrës. Vendimmarrja finale pritet që të merret në datën 5 mars, kur të jetë seanca e radhës plenare për shkak se kjo javë është javë e gjelbërt në Kuvendin e Shqipërisë dhe nuk parashikohet që të ketë mbledhje të Kuvendit në seancë plenare”, shtoi Koçi.

Të ngjashme