Negociatat me Serbinë do t’i udhëheqë Glauk Konjufca

Prishtinë | 23 Shk 2026 | 12:18 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, priti në takim njoftues Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen.

Gjatë takimit u bë e ditur se procesi i dialogut do të kalojë nën udhëheqjen e Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Palët diskutuan mbi momentumin aktual të dialogut dhe nevojën për një qasje më efektive dhe të qëndrueshme.

Konjufca theksoi se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar që dialogun ta shohë si mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë.

Sipas tij, procesi duhet të zhvillohet mes dy shteteve sovrane, në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.

Postimi i plotë:

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, priti në takim njoftues Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, z. Peter Sørensen.

Gjatë takimit, z. Konjufca e informoi z. Sørensen se procesi i dialogut tashmë do të jetë nën udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Në takim u diskutua momentumi aktual në të cilin ndodhet dialogu, si dhe u shkëmbyen pikëpamje mbi qasjen dhe parimet e nevojshme për të siguruar një proces më efektiv dhe të qëndrueshëm.

Zëvendëskryeministri Konjufca theksoi se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar që dialogun ta shohë si një mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, si dy shtete sovrane në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.

Të ngjashme