Nga Korça, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë

Prishtinë | 23 Shk 2026 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbërritur në Vlorë me helikopter. Kjo vizitë vjen menjëherë pas përfundimit të takimeve në Korçë.

Ulja është kryer në fushën e aviacionit, nën masa të shtuara sigurie.

Kujtojmë se situata mbetet problematike në aksin Librazhd-Pogradec pas shembjes së rrugës dhe rrëshqitjes së dherave. Si pasojë aksi u bllokua, pasi u kthye në rrezik. Megjithëse u krijua një rrugë alternative edhe ajo shfaqi probleme, çarje dhe rrëshqitje të dherave.

Gjithashtu edhe dy familje u evakuuan për shkak se rrezikoheshin nga rrëshqitja e dherave.

Të ngjashme