Përparim Kryeziu emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës

Prishtinë | 23 Shk 2026 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Përparim Kryeziun në pozitën e zëvendësministrit të parë të Arsimit dhe Shkencës.

Gjatë mandatit të kaluar, Përparim Kryeziu ka mbajtur pozitën e zëdhënësit të Qeverisë.

“Kryeministri Kurti e uroi Kryeziu për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme