Policia e Kosovës ka njoftuar se njësitet e saj nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik kanë asistuar gjatë trajtimit të një rasti të dhunës në familje në rajonin e Ferizaj, pasi që dyshohej për posedim të substancave narkotike.
Sipas komunikatës, në prezencë të një dëshmitari dhe me urdhër të lëshuar nga Gjykata, është kontrolluar prona ku jetonte i dyshuari L.I., mashkull kosovar.
“Në prezencë të një dëshmitari, me urdhër të lëshuar nga Gjykata është kontrolluar prona ku jetonte i dyshuari L.I., M/K, dhe në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar”, thuhet në njoftim.
Gjatë kontrollit, policia ka bërë të ditur se janë gjetur dhe konfiskuar:
Policia thekson se të gjitha veprimet hetimore janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokuroria Themelore në Ferizaj.
“Të gjitha veprimet lidhur me rastin, janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Ferizaj, ndërsa me aktvendim të prokurorit kujdestar, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në komunikatë.