Ministria i reagon veteranëve: Qeveria ju përfshiu në Këshillin për Epopenë, sot dërguam ftesë zyrtare

Prishtinë | 23 Shk 2026 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj pretendimeve se përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së nuk janë përfshirë në Këshillin Organizativ për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, duke i cilësuar ato si të pasakta dhe të pabazuara.

Sipas njoftimit, me vendimin e Qeverisë së Kosovës të datës 20 shkurt 2026 është themeluar Këshilli Shtetëror për këtë përvjetor, i kryesuar nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe bashkëkryesuar nga ministri për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti. Në vendim, sipas ministrisë, parashihet shprehimisht përfaqësimi i organizatave të dala nga lufta e Ushtria Çlirimtare e Kosovës si pjesë përbërëse e këtij këshilli.

Tutje, theksohet se sot i është dërguar ftesë zyrtare për pjesëmarrje përfaqësuesit të OVL UÇK, ndërsa takimi inicues i Këshillit pritet të mbahet nesër në ora 13:00.

Njoftimi i plotë:

Reagim:

Ministria e Mbrojtjes njofton opinionin publik se pretendimet se përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së nuk janë përfshirë në Këshillin Organizativ për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të pasakta dhe të pabazuara.

Me Vendimin Nr. 01/02, datë 20.02.2026, Qeveria e Republikës së Kosovës ka themeluar Këshillin Shtetëror për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, i cili kryesohet nga Ministri i Mbrojtjes, z. Ejup Maqedonci, bashkëkryesuar nga Andin Hoti, ministër i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare. Në këtë vendim parashihet shprehimisht përfaqësimi i organizatave të dala nga lufta e UÇK-së si pjesë përbërëse e këtij këshilli.

Gjithashtu, sot i është dërguar ftesë zyrtare përfaqësuesit të OVL UÇK për pjesëmarrje në Këshillin Shtetëror, ndërsa takimi inicues i Këshillit do të mbahet nesër në ora 13:00.

Ministria e Mbrojtjes dhe institucionet e Republikës së Kosovës mbesin të përkushtuara për bashkëpunim gjithëpërfshirës, transparent dhe institucional, në funksion të organizimit dhe shënimit dinjitoz të kësaj ngjarjeje me rëndësi të veçantë kombëtare.

Shënimi i 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së do të realizohet në frymën e unitetit, respektit dhe mirënjohjes për sakrificën e dëshmorëve dhe kontributin e të gjithë pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Të ngjashme