Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin e falsifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025, i cili në procesin zgjedhor kishte qenë kryesues i komisionit për numërimin e votave të kandidatëve për deputet.
Pas intervistimit, siç njofton Policia, është dërguar në mbajtje.
“Malishevë 23.01.2026-08:30. Në lidhje me rastin, më 22.02.2026, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili në procesin zgjedhor kishte qenë kryesues i komisionit për numërim të votave të kandidateve për deputet. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.