Liga e Kampionëve do të vazhdojë edhe gjatë kësaj jave me ndeshjet e kthimit të fazës së play-offit.
Pa dyshim, vëmendja do të jetë te ndeshja Inter – Bodo/Glimt që luhet në Itali.
Në ndeshjen e parë, Bodo/Glimt e befasoi nënkampionin e Italisë duke e mposhtur me rezultat 3:1.
Në ndeshjet tjera, Atletico Madrid përballet me Club Brugge, teksa ndeshja e parë u mbyll me rezultat 3:3.
Bayer Leverkusen e pret Olympiacosin pasi fitoi në udhëtim në Greqi 0:2.
Dhe ndeshja e fundit do të jetë ajo mes Neëcastle dhe Qarabag, ndërsa anglezët triumfuan thellë 6:1 në ndeshjen e parë.