Dy persona arrestohen në Vushtrri për dhunimin e një gruaje

Prishtinë | 25 Shk 2026 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Një grua dyshohet të jetë viktimë e dhunimit të dy personave në Vushtrri.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Vushtrri 24/25.02.2026-21:00-01:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar ne mbajtje”, thuhet në raport policor.

Po në këtë raport u bë e ditur edhe për një dhunim që dyshohet të ketë ndodhur në Gjilan në fund ta janarit të këtij viti.

Të ngjashme