Konjufca: Një konsensus automatik në shoqërinë tonë është një president nga radhët e familjes së nderuar Jashari

Prishtinë | 25 Shk 2026 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Nëse do të ketë një emër të familjes Jashari, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Glauk Konjufca, ka thënë se janë në pritje pozitive, dhe se një konsensus automatik në shoqërinë tonë është një president nga radhët e familjes së nderuar Jashari, raporton Ekonomia Online.

I pyetur se a kanë pranuar që dikush nga ta të jetë i propozuar për president ai tha se për këtë duhet të pyeten familja Jashari.

“Pritje pozitive, një konsensus automatik në shoqërinë tonë është një president nga radhët e familjes së nderuar Jashari. Nuk mund të flas për këtë gjë. Duhet të shkoni atje dhe ta merrni përgjigjen, nuk jam unë këtu që të supozoj se kjo është. Ka qenë kryeministri aty”, tha ai.

Të ngjashme