Sot do të bëhet rivarrosja e Masar Dushit i cili ishte zhdukur në Masakrën e Kralanit në prillin e vitit 1999, e mbetjet mortore të të cilët gjeten tek tani pas 27 vjetësh.
Fillimisht, duke filluar nga ora 11:30 do të bëhen homazhe ne Shtëpinë e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, Klinë, për të vazhduar pastaj në ora 13:00 me Akademinë Përkujtimore.
Ndërsa në ora 14:00 do të bëhet rivarrimi në varrezat e dëshmorëve, Kodra e Kuqe-Zajm, Klinë.
Masar Dushi ishte vetëm 23 vjeç kur u ndalua nga forcat serbe.
Kujtojmë që në janar të po këtij viti ishte gjetur edhe trupi i Rasim Kocit, i zhdukur në prillin e vitit 1999 në afërsi të fshatit Osek Hylë gjatë luftës në Kosovë.
Sipas familjarëve ai ishte arrestuar nga forcat serbe, më pas ishte vrarë dhe trupi i tij ishte zhdukur.