“Mos lësho pe” ishte ky slogani i Vetëvendosjes në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, por kjo fjali zuri vend tani edhe tek presidentja Vjosa Osmani.
Një qytetar teksa e përshëndet, dëgjohet t’i thotë “mos lësho pe”.
E përgjigja e Osmanit ishte “jo nijet s’e kemi hiç. Hiç s’e kemi nijet”.
Kështu dëgjohet në një video që e ka shpërnda Egnesa Vitija, nga kabineti i Presidentes.