Mehmeti publikon video të vitit 2015: Zbrazja e Luginës dëshmon se paralajmërimet ishin reale

Prishtinë | 27 Shk 2026 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Xhelal Mehmeti, kryetar i Unioni i Afaristëve për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka shpërndarë një video nga viti 2015, ku në një intervistë kishte kërkuar që çështja e Lugina e Preshevës të trajtohej me seriozitet dhe prioritet institucional.

Në një postim në Facebook, Mehmeti ka theksuar se paralajmërimet e tij të asaj kohe po dëshmohen sot përmes zbrazjes së vazhdueshme të Luginës.

“Ishte në fillim të vitit 2015 kur ngrita zërin publikisht, duke kërkuar që çështja e Luginës së Preshevës të trajtohej me prioritet dhe të zgjidhej sa më parë me një status të veçantë, pasi presioni në atë periudhë kishte arritur nivele jashtëzakonisht të larta. Këtë më së miri e dëshmon zbrazja e vazhdueshme e Luginës”, ka shkruar ai krahas videos së publikuar.

Të ngjashme