Konjufca takon ambasadorin Blaj, diskutohet thellimi i bashkëpunimit Kosovë–Slloveni

Prishtinë | 27 Shk 2026 | 17:30 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, priti në takim Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Sh.T. Borut Blaj.

Ambasadori Blaj e uroi Zëvendëskryeministrin Konjufca për detyrën e re dhe shprehu mbështetjen e plotë të Sllovenisë për objektivat ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.

Takimi u zhvillua në frymë miqësore, duke rikujtuar bashkëpunimin e mirë ndër vite dhe duke theksuar angazhimin për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Republika e Kosovës mbetet mirënjohëse për partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë.

Të ngjashme