Konsullata e Kosovës në New York shtron iftar tradicional

Prishtinë | 27 Shk 2026 | 18:35 | Nga Ekonomia Online

Ambasador i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Blerim Reka mori pjesë në iftarin tradicional të organizuar nga imami Tahir Kukaj dhe Qendra Islamike Shqiptaro-Amerikane në Staten Island, New York.

Ngjarja mblodhi bashkatdhetarë shqiptarë dhe përfaqësues të komuniteteve fetare të krishtera, hebraike dhe ortodokse, si dhe autoritete të qytetit dhe NYPD, duke promovuar bashkëjetesën, tolerancën dhe lidhjet ndërfetare në komunitetin shqiptaro-amerikan.

Të ngjashme