Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometerologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 e deri në -1, derisa ato maksimalet do të lëvizin nga 12 e deri në 17 gradë Celsius.
Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1 deri në 8 metër për sekond.