Nagip Krasniqi del para gjyqit për rastin “KEK 2”

Prishtinë | 02 Mar 2026 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar seanca gjyqësore ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, i cili po akuzohet për dëmtim të buxheti të shtetit rreth 37 milionë euro, raporton Ekonomia Online.

Të enjten në seancë  për rastin “KEK 2” ka dëshmuar ish-shefja e kabinetit të ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, Anjeta Saraqi, e kishte thënë se nuk ka vërejtur tendencë për favorizim në KEK, derisa Isuf Zejnën, avokati i akuzuar, ish-shefi i saj ia kishte prezantuar si njeriu që i duhej për një rast në polici.

Sipas aktakuzës, Nagip Krasniqi në cilësinë e kryeshefit të KEK-ut, Ymer Dragusha në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit të zyrës së prokurimit dhe Isuf Zejna, si përfaqësues i kompanisë “Rexhepi Zeqiri Zejna L.L.C”, akuzohen se me veprimet e tyre i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit rreth 37 milionë euro.

Krasniqi e Dragusha akuzohen po ashtu se u kanë mundësuar përfitim të kundërligjshëm kompanive “Monting Energjetica” dhe “Litëin S.A”, që ishin shpallur të papërgjegjshme në procedurën e hapur të prokurimit që ishte shpallur më herët.

Të ngjashme