Çmimet e naftës rriten mbi 10% pas sulmeve pranë Ngushticës së Hormuzit.
Nafta Brent ka arritur në mbi 72 dollarë për fuçi. Analistët paralajmërojnë se nëse konflikti zgjatet dhe qarkullimi detar nuk rikthehet, çmimi mund të kalojë 100 dollarë për fuçi, raporton A2CNN.
Ndërkohë, grupi OPEC+ ka vendosur të rrisë prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë për të zbutur ndikimin në treg, por ekspertët mbeten skeptikë për efektin real të kësaj mase.