Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se në takimin e parë me kryeministrin Albin Kurti ia kishte ofruar tri alternativa, por që imponimin e kishin larguar menjëherë, por që më pas thotë në parim lideri i LVV-së u kishte kërkuar 85 vota, raporton Ekonomia Online. Por kjo gjë, Abdixhiku thotë se nuk bëhet nuk është folur për marrëveshje politike me asnjë parti.
“Herën e kaluar i kemi pasur tri alternativa. E para ka qenë imponimi, të cilën e hoqëm prej tavolinës menjëherë. Më pas ka qenë marrëveshja politike dhe konsensusi. Në parim, kryetari i Vetëvendosjes ka kërkuar 85 vota, që do të thotë se marrëveshja politike me LDK-në s’bëhet për 85 vota, pra nuk ka pasur as parakushte as diskutime për marrëveshje politike. Pra nuk kemi folur për marrëveshje politike as me Lëvizjen Vetëvendosje, as partitë tjera në mes veti në këtë fazë sa kam kuptuar nuk kanë diskutuar”, tha ai pas takimit të sotëm me Kurtin.
